N’Pasqyr-文本歌词

N’Pasqyr-文本歌词

Kamela Islamaj
发行日期:

Heshtja, sonte mjegullon,

Hëna ftoh, dallga tërbon.

Yjet, fikur mbi detin janë,

Veten gjej, krejt n’akullnajë.

Vetja më ndaloi.

Prit pak kam një fjalë:

“Pse dritën vetes tënde ja ke marrë?”

Zgjohu tregomë ku po shkoj, zemra ime.

Rrugën ti ma ndriço, vetja ime.

Në lëndinën e dashurisë,

Mbillmë me ty, t’frymoj me ty.

Të çelim të dy.

Zëri më vjen, si një valë.

Dritën ma sjell pranë një dallgë,

Dielli ngroh, e në dritë më mban.

Jetën ndjej në çdo petal.

Vetja më ndaloi.

Prit pak, kam dy fjalë:

“Jetoje jetën tënde si e marrë!”

Zgjohu tregomë ku po shkoj, zemra ime.

Rrugën ti ma ndriço, vetja ime.

Në lëndinën e dashurisë,

Mbillmë me ty, t’frymoj me ty.

Të çelim të dy.