Nuk jam unë vetja, Prej se ike ti.
Ku jam unë dhe pse ende këtu po rri?
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’hapsirë,
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur Kristal,
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
Nuk e gjej më
Asnjë ditë të më rrezit’.
Tani n’vend të dritës,
Konsumoj mërzi.
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’ hapsirë
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur kristal
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
S’ka më gara.
S’ka më gara.
Je përpara.
Ti, a po gëzohesh?
S’ka më gara.
Mbeti vara
Nga ti…