Sa vlen fryma…?
Me ty s’më ngjan fytyra.
Jam rrëzu’ për ty.
Shpirtin kam pështy’.
Pse po vjen tani?
Tek unë, mos trokit.
Jeta ime, më s’të përket ty.
-FALMË!
Sot unë jam më e fort’.
-FALMË!
Më ke puthur me lot.
-FALMË!
Zemra nuk ta hap derën sot. -FALME!
Më nuk do më shohësh ti të lënduar.
Të kam humbur ty, veten kam fituar.
Ja ku jam unë sot, por më e fortë.
Më nuk do më shohesh ti të lënduar.
Trupi im s’do ndyhet nga ato duar.
Mirupafshim shko, të forte më kujto.
Më e fortë unë jam, më e fortë unë jam.
-FALMË!
Më e fortë unë jam, më e fortë unë jam.
-FALMË!
-FALMË! -FALMË! -FALMË! -FALMË!
Këtë histori e çjerr,
Me thonj unë do e çjerr.
Të fala vetëm diell,
e ti më fale terr.
Mirupafshim, shko, të fortë më kujto.
Se pa ty jam e fortë!
MJAFT!
Veten time përqafova sot.
MJAFT!
Ti nuk do më marrësh asnjë lot.
MJAFT!
Jam rrëzuar, por sot jam e fortë.
Jam e fortë, jam e fortë, më e fortë.
Dashuria rrjedh nga venat,
Por damarët e tu janë hi.
Edhe sot që jam shëruar,
je kujtuar të vish ti.
Faljen s’ta pranoj.
Faljen s’ta pranoj.
-FALMË!
Sot unë jam më e fort’.
-FALMË!
Më ke puthur me lot.
-FALMË!
Zemra nuk ta hap derën sot. -FALME!
Më nuk do më shohësh ti të lënduar.
Të kam humbur ty, veten kam fituar.
Ja ku jam unë sot, por më e fortë.
Më nuk do më shohesh ti të lënduar.
Trupi im s’do ndyhet nga ato duar.
Mirupafshim shko, të fortë më kujto!!!
Më e fortë unë jam, më e fortë unë jam.
-FALMË!
Më e fortë unë jam, më e fortë unë jam.
-FALMË!
-FALMË! -FALMË! -FALMË! -FALMË!
Këtë histori e çjerr,
Me thonj unë do e çjerr.
Të fala vetëm diell,
e ti më fale terr.
Mirupafshim, shko, të fortë më kujto.
Se pa ty jam e fortë!